Bota Trump kërkon Italexit: Italia do të ishte shumë më mirë jashtë BE-së

Trump kërkon Italexit: Italia do të ishte shumë më mirë jashtë BE-së

“Italia do të ishte shumë më mirë jashtë Bashkimit Europian”, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump, në një intervistë për radiostacionin britanik LBC ku, pasi komentoi proeesin Brexit, bëri një edhe një propozim për Italinë, duke nxitur hipotezën i një Italexit.

Gjatë bisedës me mikun e tij Nigel Farage (udhëheqësin e euroskeptikëve), presidenti amerikan për herë të parë supozoi daljen e Italisë jo vetëm nga euro, por edhe nga Bashkimi Europian, ku Italia është një nga shtetet themeluese të BE-së.

Një ndërhyrje e pastër e presidentit në një kohë që Italia ndodhet në fibrilacion.

Një dalje që rrezikon rindërtimin e ambicieve europiane të shumë njerëzve, me qeverinë e re Conte, ku Roma zyrtare është e ripozicionuar në fushën e BE-së, duke rifilluar rrugën e një dialogu më të ngushtë dhe më bashkëpunues me Brukselin, duke filluar nga dosja shumë delikate e manovrës ekonomike.

Duke komentuar me kreun e partisë ”Brexit” për shtyrjen e fundit të divorcit midis Britanisë së Madhe dhe BE-së, Trump ka shprehur keqardhje për faktin se pas kaq shumë kohe nga referendumi Londra ndodhet  ende në Bashkimin Europian.

Një gjendje që sipas Trump pengon fillimin e një marrëveshje e madhe tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

“Jeni bllokuar nga BE, po ashtu edhe vendet e tjera si ju. Edhe Italia dhe vendet e tjera do të ishin shumë më mirë pa Bashkimin Europian”, theksoi Trump.

“Nëse këto vende duan të qëndrojnë në BE, nuk ka problem, por duhet të dini që në Europë qeverisin njerëz me të cilët është shumë e vështirë të negociohet, ndërsa me mua do të ishte më lehtë”, shtoi ai.

Tema e një Italexit të mundshëm nuk ka qenë kurrë në axhendën e bisedimeve midis Uashingtonit dhe Romës, edhe pse presidenti amerikan ka pasur disa takime me kryeministrin italian  Giuseppe Conte, me të cilin ka një marrëdhënie të shkëlqyer, po ashtu nuk është diskutuar edhe gjatë takimit me presidentin e Republikës, Sergio Mattarella në Shtëpinë e Bardhë.