Sport Rrëfimi prekës i Hoeness: Në burg qaja si fëmijë, çfarë historish kam...

Rrëfimi prekës i Hoeness: Në burg qaja si fëmijë, çfarë historish kam dëgjuar

Uli Hoeness nuk do të kandidojë më te skuadra e Bayern Munchenit dhe do të largohet nga posti i presidentit. Ai nuk do të jetë më numri një i Bayernit, ndërkohë për mediet gjermane ka dhënë një intervistë prekëse.

Zyrtari i kampionëve të Gjermanisë tregon se sa shumë ka vuajtur kur ka qenë në burg. Hoeness thotë se ka qarë si fëmijë për shkak të probleme që kishte në burg.

“Nuk kam asnjë peng nga kjo detyrë dhe i detyrohem shumë Bayernit. Më ka bërë të ndjehem tifozi numër një. Provoj vetëm mirënjohje të madhe për këtë klub.

Evazioni fiskal? Ka qenë gabimi im më i madh. Jam penduar plotësisht dhe ata që më kanë kritikuar kanë pasur të drejtë.

Nuk i harroj historitë që kam dëgjuar në burg. Një shok qelie fitoi lirinë dhe vendosi të qëndronte përsëri në burg. Nuk kishte ku të shkonte, nuk kishte asnjë të afërm apo familjar…

E kisha marrë vesh një natë para arrestimin tim. Ribery filloi të qante, ndërsa tifozët thërrisnin në kor emrin tim. U preka shumë. Letrat që merrja në burg ishin shumë prekëse dhe qaja si një fëmijë në qeli“, përfundon legjenda e kampionëve të Gjermanisë.