Para muajit tetor Amerika do të regjistrojë 200 mijë jetë të humbura. Këtë paralajmërojnë autoritetet shëndetësore që hedhin poshtë pretendimet e Shtëpisë së Bardhë se virusi e ka humbur fuqinë e tij të dikurshme.
Sipas tyre mosrespektimi i masave dhe distancave do jetë shkaku kryesor i përhapjes së virusit që dëmton kryesisht personat me të tjera sëmundje.
Në këtë pikë duket se Trump nuk ka ndërmend të ndalë sulmet ndaj Kinës. Akuzave të tij tanimë i shtohet fakti që nuk e përjashton mundësinë që Pekini ka ndihmuar procesin e përhapjes së virusit në nivel ndërkombëtar për të destabilizuar ekonomitë e mëdha dhe për të dëmtuar konkurrencën.
Deklaratën e bëri për një intervistë nga revista “Wall Street Journal” ku ndër të tjera vijon akuzat edhe ndaj OBSH që e favorizuan Kinën në momentet e para.
Akuza e Trump
“Ka një shans që kjo ishte me qëllim”– tha Trump për përhapjen e koronavirusit që filloi në Wuhan në dhjetor dhe u përhap më pas në të gjithë globin.
Presidenti amerikan spekuloi se Kina mund të ketë pasur motivime ekonomike për ta lënë virusin të shpëtojë.
“E saktë, ata po thonë: ‘Ne jemi rrëmujë. Shtetet e Bashkuara po na vrasin’. Mos harroni, ekonomia ime gjatë një viti e gjysmë po i shkatërronte ata. Dhe arsyeja është tarifat”, tha Trump.
Presidenti amerikan tha se nuk kishte raporte të Inteligjencës për të mbështetur këtë pretendim. E megjithatë ai tha se kishte më shumë gjasa që të ketë qenë vetëm moskompetencë e Kinës ose një gabim sesa kjo. Por përsëri ai i lë dyshimet duke thënë: “Unë nuk mendoj se ata do ta bënin atë. Por kurrë nuk i dihet. Por kjo ka pasur një ndikim”.