“Joe Biden duhet të japë dorëheqjen, e cila nuk duhet të jetë një problem i madh për të, pasi ai nuk u zgjodh në mënyrë legjitime që në fillim”. Kështu shkroi ish -Presidenti Donald Trump në një mesazh për votuesit pas sulmit në Afganistan.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar sulmin e tij kundër pasardhësit të tij mbi politikën e brendshme dhe të jashtme të këtij të fundit, veçanërisht me Afganistanin. Trump tha në një deklaratë se Presidenti Joe Biden ka lënë mijëra amerikanë në “kapriçot e ekstremistëve islamikë”, duke e quajtur atë “poshtërimin më të madh” në historinë e Shteteve të Bashkuara në Afganistan.
Më herët të martën, Trump kishte akuzuar Presidentin amerikan Joe Biden për dorëzimin e Afganistanit ndaj terroristëve duke tërhequr ushtrinë para qytetarëve amerikanë.