Bota Trump takon Erdogan: Biseda për raketat e sistemit rus S-400

Trump takon Erdogan: Biseda për raketat e sistemit rus S-400

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u takua me homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan, të cilit i bëri thirrje që të mos vazhdojë me blerjen e sistemit raketor rus, S-400.

Kur dy liderët u takuan gjatë samitit të G20, në Osaka të Japonisë, Trump i tha Erdoganit se blerja e këtij sistemi të mbrojtjes raketore është “problem”.

“Nuk është mirë”, tha Trump. Presidenti amerikan po ashtu e shpjegoi situatën si “të komplikuar”. Uashingtoni ka thënë se Turqia nuk e anulon marrëveshjen për blerjen e sistemeve S-400 deri më 31 korrik, Ankarasë do t’i ndalohet që të blejë gjeneratën e re të avionëve luftarakë F-35.

SHBA-ja i ka bërë thirrje Turqisë që të blejë sistemin e mbrojtjes raketore amerikane “Patriot” të sistemit rus. Duhet të anulojë marrëveshjen për blerjen e sistemeve S-400 deri më 31 korrik, përndryshe do të përballet me pasoja. Më herët, Erdogan u takua me presidentin rus, Vladimir Putin dhe i tha atij se marrëveshja për sistemin S-400 është “e rëndësisë primare”.

Ai nuk dha asnjë indikacion se Ankaraja mund të tërhiqet nga marrëveshja për blerjen e këtij sistemi. Gjatë takimit me Trumpin, Erdogan tha se “partneriteti ynë strategjik ka nevojë për solidaritet në shumë fusha”. “Unë fuqishëm besoj se një solidaritet i tij do të jetë i pranishëm në periudhat e ardhshme”, tha ai. Takimi ndërmjet Trumpit dhe Erdoganit zgjati rreth 35 minuta.