Aktualitet “Truri” i trafikut të kokainës nga Amerika Latine, kush është fieraku që...

“Truri” i trafikut të kokainës nga Amerika Latine, kush është fieraku që iu sekuestruan 12 milionë euro

Fierakut që iu sekuestruan pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë të përllogaritur 12 milionë euro, quhet Arjan Shanaj, emër i njohur për policinë.

Aktiviteti kriminal i ushtruar nga ky shtetas në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nga Turqia në Shqipëri gjurmohej nga Policia prej vitesh.

Sipas policisë, ky shtetas më datë 20 qershor 2017 u arrestua në flagrancë së bashku me shtetasin grek Th. K., pasi u kapën në Greqi me 20 kg kokainë, me vlerë të përafërt tregu rreth 800 000 euro.

“Ata merreshin me importimin, magazinimin, përzierjen, falsifikimin, ricertifikimin, trafikimin, transportimin dhe shpërndarjen e kokainës nga vende të Amerikës Latine”, njofton policia, duke iu referuar aktivitetit kriminal të fierakut.

Menjëherë pas arrestimit në Greqi dhe shkëmbimit të informacionit me palën greke, Policia e Shtetit me iniciativë nisi hetimet proaktive ndaj shtetasit A. Sh., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Pasuritë e sekuestruara:

3 shoqëri dhe konkretisht shoqëri ndërtimi e tregtimi gazi në Fier, Durrës, Tiranë, Korçë etj.

1 hotel trekatësh në Fier dhe një njësi shërbimi bashkëngjitur;

2 vila trekatëshe;

5 njësi shërbimi me sipërfaqe 7 982 m2;

3 apartamente banimi;

4 garazhe me sipërfaqe prej 1 092 m2, në Fier, Tiranë, Durrës;

8 793 m2 tokë, në Tiranë, Durrës, Fier;

20 000 euro në llogaritë bankare;

Një automjet me vlerë 40 000 euro;