Kryeministri grek Alexis Tsipras konfirmoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend do të mbahen në 7 korrik.
Ai i tha televizionit ERT1 se ai synon të takohet me Presidentin Prokopios Pavlopulos më 10 qershor për t’i kërkuar atij të thërrasë zgjedhje të parakohshme, raporton ANA.
Sipas tij, për herë të parë në nivel europian, një qeveri dhe një kryeministër kanë marrë një mesazh për zgjedhjet dhe kanë përshpejtuar datën.
Mandati i qeverisë së Tsipras skadon në tetor, por për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, ajo ka vendosur të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare.