Politika Tubimi i 2 Marsit/ Basha mesazh strukturave të PD: T’i përgjigjemi thirrjes...

Tubimi i 2 Marsit/ Basha mesazh strukturave të PD: T’i përgjigjemi thirrjes së Metës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka dërguar sot një mesazh të gjithë kryetarëve të degëve të partisë që drejton në lidhje me manifestimin e Presidentit Ilir Meta në 2 mars.

Në një mesazh drejtuar të gjithë kryetarëve të degëve, Basha shkruan se ka dy porosi: Ky mesazh të shpërndahet tek të gjitha strukturat e partisë dhe mbi këtë çështje do të keni gjatë ditës bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm, për masat organizative.

MESAZHI I BASHËS

Të nderuar Kryetarë, Më poshtë mesazhi i Kryetarit Basha për tubimin e organizuar nga Presidenti i Republikës më datën 2 Mars 2020, ora 17:00, ne Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’: ‘Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!’.

Dy porosi: 1. Ky mesazh të shpërndahet tek të gjitha strukturat e partisë.

2. Mbi këtë çështje do të keni gjatë ditës bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm, për masat organizative.