Aktualitet “Më dhunoi me tub gome për një orë!” Dëshmia tronditëse e dy...

“Më dhunoi me tub gome për një orë!” Dëshmia tronditëse e dy viteve më parë e gruas që mbrëmë u vra nga burri

VIKTIMAT VLEDISON DHE ESMERALDA FILOPATI

Mbi dy vite më parë autori i krimit të dyfishtë në Mirditë vuajti dënimin prej 10 muajsh për dhunë ndaj ish-bashkëshortes, Esmeralda Filopati, e cila dje mbeti viktimë bashkë me të vallanë, Vledison Filopati. Autori i krimit, 47-vjeçari Fatmir Kolecaj, i cili ndodhet ende në arrati, u shpall fajtor nga Gjykata e Lezhës në 2017-n për “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municionit luftarak”.

Sot mediat kanë zbardhur një pjesë nga dëshmia e viktimës, e cila denoncoi në atë kohë bashkëshortin e saj për dhunën e tmerrshme që ushtronte drejt saj.

Në dëshmi shkruhet se burri e kërcënonte me fjalët “do të të vras po njoftove policinë”, ndërsa në një rast e ka dhunuar me tub gome për 1 orë. Ngjarja u denoncua ditën që ndodhi më 12 korrik të 2017-s, pasi Esmeralda mori në telefon babanë e saj, i cili më pas njoftoi policinë. Nga dhuna e ushtruar, viktima pati 9 hematoma dhe dëmtime të tjera, nga të cilat nuk mundi të punonte për 9 ditë.

Ajo u vra një ditë më parë në oborrin e banesës, pasi ishte kthyer nga dyqani ku punonte si shitëse, bashkë me të vëllanë. Viktima ka tre vajza.

Dëshmia e viktimës në 2017-n:

Rasti i fundit, te cilin e demtuara Esmeralda Kolecaj e ka denoncuar ne polici, eshte ai i ores 16.00 te dates 12.7.2017, ne te cilen i pandehuri sapo ka hyre ne banese ka filluar te godase me shuplaka bashkeshorten e tij, pastaj ka marre nje tub gome dhe me te e ka goditur ne pjese te ndryshme te trupit per rreth nje ore. E demtuara Esmeralda Kolecaj ka mundur te telefonoje babain e saj, te cilit i ka bere me dije faktet e mesiperme, ndersa ky i fundit ka njoftuar policine. Ne kete moment i pandehuri ka shkuar ne banjon e baneses dhe ka marre nje arme zjarri qe e mbante pa leje te organeve kompetente, te cilen e ka vendosur ne tavoline, ndersa bashkeshortes se tij i ka thene “te paren do te vras ty pastaj do merrem me ato”. Pas rreth 30 minutash nga kryerja e veprimeve te mesiperme, i pandehuri ka dale bashke me armen ne oborrin e baneses dhe eshte rikthyer ne banese, duke mos e patur armen me vete.

Ne vendngjarje kane shkuar forcat policore, te cilat kane marre deklarimet e mesiperme prej te demtuares Esmeralda Kolecaj, kane kryer keqyrjen e jashtme te saj, ku kane konstatuar demtime ne traje skuqje gjatesore te njejte me ate qe rrjedh prej perdorimit te gomes se ujit ne krahun e majte te saj, ne brinjët e krahut te majte, ne shpine dhe ne gjymtyret e poshtme, gjithesej 9 hematoma, nje edeme, nje ekimoze dhe disa gervishje. Ne lidhje me keto demtime, eksperti mjekoligjor i caktuar nga sherbimi i policise gjyqesore, ka konkluduar se janë shkaktuar nga nje objekt tubular sic mund te jete goma qe percjell uje dhe kane sjelle humbjen e aftesise se perkoheshme per pune te demtuares Esmeralda Kolecaj ne masën deri 9 dite.