Presidenti i SHBA Donald Trump e quajti gazetën “The New York Times” si një “armik të popullit”, në vazhdën e fërkimeve të tij me këtë media prestigjioze e jo vetëm.
Reagimi i Trump erdhi pas një shkrimi që e akuzon atë për ndërhyrje në gjyqësor.
“Informacioni i New York Times është i rremë”, shkroi presidenti i SHBA në Twitter, duke shtuar: “Ata janë armiku i vërtetë i njerëzve”.
Z. Sulzberger, botuesi i New York Times, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit duke e quajtur atë “të rrezikshëm”.
“Termi ‘armiku i popullit’ nuk është vetëm i rremë, por edhe i rrezikshëm”, tha Sulzberger tha në një deklaratë
“Siç e kam thënë në mënyrë të, ka shenja më të shumta se kjo retorikë nxitëse inkurajon kërcënime dhe dhunë kundër gazetarëve në SHBA dhe në vende të tjera”, u përgjigj botuesi i New York Times.