Shëndet Bima shumëvjeçare Akja, mrekullibërëse për lëkurën dhe për të pastruar frymëmarrjen

Bima shumëvjeçare Akja, mrekullibërëse për lëkurën dhe për të pastruar frymëmarrjen

Akja është një bimë shumëvjeçare. Ajo rekomandohet të përdoren si çaj për të pastruar rrugët e sistemit të frymëmarrjes dhe për të nxitur urinimin.

Lulet e Akjes rekomandohen për të shtuar rrjedhën e tëmthit dhe për të tretur gurët e fshikëzës së tëmthit.

Ajo është studiuar gjerësisht për përfitimet e saj shëndetësore dhe në këtë mënyrë ka shumë përdorime.

Ka lloje të ndryshme të lules së Akjes, kështu që ka dallime të vogla në vajrat e tyre thelbësore.

Vaji nga lulet e Akjes, ka veprime rigjenereuse në qelizat e lëkurës dhe është dobishëm në parandalimin e alergjive të ndryshme.

Është shumë i mirë për plagët, duke aplikuar këtë vaj në plagë e shëron atë dhe parandalon rritjen e infeksioneve bakteriale dhe ka aftësi shëruese të shenjave në lëkurë.

kja rritet në vende të thata dhe të zbuluara të cilat rrihen nga dielli (Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, Çajup etj.). Bima është rreth 40 cm të gjatë, lulëzon në qershor-shtator.

Lulet e akes kanë veti bakteriostatike, të nxisin urinimin, prodhimin e tëmthit, veti spazmolitike etj. Ato përdoren për të tretur gurët e fshikëzës së tëmthit; për të nxitur punën e tëmthit; në sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, në verdhëz etj. Droga e kombinuar edhe me bishtamithin e me pelin bëhet më e efektshme për prodhimin e tëmthit.

Përdoret dhe kundër parazitëve të zorrëve.

Një lugë kafeje me drogë hidhet në një gotë ujë të sapozier. Ena mbulohet me kapak dhe lihet në qetësi 15 minuta. Përmbajtja kullohet. Pihen 1-3 doza të tilla në ditë para buke për 10 ditë rradhazi.

Ruhet në vende të thata, deri në 18 muaj.

Bima e tharë shpesh përdoret dhe për qëllime dekorative.