Aktualitet Turistja gjermane bie nga ujëvara në Përmet, transportohet me helikopter në Tiranë

Turistja gjermane bie nga ujëvara në Përmet, transportohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet, duke pësuar lëndime serioze në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Ajo është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, por për shkak se gjendja shëndetësore ka qenë serioze për jetën, është transportuar me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.

Turistja gjermane me inicialet G.U. ishte pjesë e një grupi turistësh gjermanë, që ishin duke vizituar kurorën e gjelbër në Çarçovë dhe teksa ishte duke fotografuar ka rënë në ujëvarë.