Bota Turqia e gjunjëzuar, 8-vjeçari i përlot të gjithë: Dhuron ‘kursimet’ e tij...

Turqia e gjunjëzuar, 8-vjeçari i përlot të gjithë: Dhuron ‘kursimet’ e tij për të prekurit nga tërmeti

Më shumë se 17 mijë persona kanë humbur jetën nga tërmetet e fuqishme të së hënës në Turqi dhe në Siri, me mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa dëmet janë të jashtëzakonshme.

Në një situatë të tillë ku me mijëra vullnetarë janë duke punuar bashkë me grupet e kërkim-shpëtimit për të gjetur ende të mbijetuar nën rrënojë, mobilizimi është i jashtëzakonshëm te popullsia turke, por jo vetëm.

Veprimi i një fëmijë vetëm 8 vjeç ka marrë vëmendjen e mediave në Turqi. Dëshira e 8-vjeçarit nga Karabüku ishte e madhe për të dhënë ndihmën e tij dhe bëri gjithçka kishte mundësi. Ai zbuloi kursimet e tij së bashku me të vëllanë më të vogël dhe aty kishte vetëm 28 lira, të cilat bëjnë pak më shumë se 1,3 euro. Bashkë me to, ai shkroi edhe një letër.

“28 lira nga kursimet e mia. Shërohu shpejt Turqia ime! Do të doja të ndërtoja gjithçka nga fillimi. Fatkeqësisht, ne nuk jemi në gjendje të mirë, vetëm kaq mund të bëja. I mblodhëm paratë bashkë me vëllanë. Allahu qoftë me ju!”, ka shkruar 8-vjeçari në letrën që është bërë virale.