Autoritetet turke përsëritën kërkesën e tyre tek autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ekstradimin e Fetullah Gylenit, udhëheqësi organizatës FETO, i dyshuar si ideator i një grushti shteti në Turqi në korrik 2016.
Ministri turk i Drejtësisë Abdulhamit Gul tha se Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmarrin hapa përpara në pikëpamje të konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare midis dy vendeve.
“Është e papranueshme për që ende nuk ka përparim në këtë proces”, u tha Gul gazetarëve në një rezidencën e Ambasadës Turke në Uashington
Turqia i kërkon SHBA të ekstradojë Gulen, i cili jeton në mërgim në Pensilvani që nga viti 1999.
Gul tha se Turqia i kishte siguruar prova dhe argumente shtesë për ekstradimin e Gulenit.
“Ne po kërkojmë ekstradimin dhe plotësimin e kërkesave të institucioneve gjyqësore turke”, tha Gul, duke shtuar se zyrtarët e Ankarasë ndjekin nga afër procesin.
Gjatë një vizite zyrtare, Gul u takua me Prokurorin e Shtetit të SHBA, William Barr në Uashington, ku të dy diskutuan bashkëpunimin dypalësh midis institucioneve gjyqësore turke dhe amerikane, dhe Gul tha se ishte një takim konstruktiv dhe produktiv.