Është mbyllur pa ndonjë rezultat konkret takimi mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dher atij të LDK-së, Isa Mustafa, i cili zgjati më shumë se 3 orë.
Pas takimit zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa ka thënë se dy kryetarët do të takohen sërish nesër, ndërsa është shprehur se nuk ka detaje se për çka është diskutuar aty.
LDK shprehu gatishmërinë ditën e sotme për negociata, ndërsa paraditen e sotme VV zhvilloi mbledhjen e kryesisë.
Një ditë më parë, Kurti propozoi emrat e kandidatëve për ministra dhe një zëvendëskryeministri, ndërsa të njëjtën e ka kërkuar edhe nga LDK.