Bota Rebecca Long Bailey, “socialistja krenare” në garë për kryesimin e laburistëve

Rebecca Long Bailey, “socialistja krenare” në garë për kryesimin e laburistëve

prej më favoriteve që mund të marrë kryesimin e Partisë Laburiste britanike, Rebecca Long Bailey u fut zyrtarisht në garë për të pasuar Jeremy Corbyn dhe për të drejtuar opozitën në Britaninë e Madhe post Brexit.

E konsideruar si trashëgimtare e liderit aktual, i cili pësoi një dështim të madh në zgjedhjet legjislative të parakohshme në dhjetor, Long Bailey, 40 vjeçe, theksoi në një artikull të publikuar në faqen e gazetës së majtë “Tribune” se Partia Laburiste ka nevojë për t’u drejtuar nga një “socialiste krenare”.

Pas dështimit në zgjedhje, më i rëndi që prej vitit 1935, Partia Laburiste është në mes të një analize të thellë dhe në kërkim të një lideri të ri dhe ndoshta dhe të një linje të re, mes radikalizmit të Jeremy Corbyn, i cili drejton partinë që prej vitit 2015 dhe liberalizmit në vitet e Tony Blair.

Rebecca Long Bailey iu bashkua pesë deputetëve laburistë në garë. Mes tyre, Keir Starmer, 57 vjeç, zyrtar i Brexit brenda laburistëve, bën pjesë gjithashtu tek favoritët. Edhe Clive Lewis, i ngarkuar me çështjet ekonomike brenda laburistëve, është gjithashtu në listë.