Është mbyllur pa arritur një marrëveshje edhe takimi i tretë mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, për qeverinë e re në Kosovë.
Edhe këtë të enjte takimi u zhvillua në ambientet e Kuvendit të Kosovës. As Kurti dhe as Mustafa nuk pranuan të flasin pas mbylljes së takimit.
Bashkë me Mustafën, në këtë takim të tretë nga LDK ishte edhe kandidatja në zgjedhjet e fundit, Vjosa Osmani.
Sipas mediave në Kosovë, pritet që Kurti dhe Mustafa të takohen sërish ditën e premte.