Extra Prej 11 orësh në det të hapur, e shpëton…Leonardo Di Caprio (dhe...

Prej 11 orësh në det të hapur, e shpëton…Leonardo Di Caprio (dhe nuk është film)

Në rolin e Jack, në filmin “Titanic”, ai përfundoi i mbytur në mes të Atlantikut. Por më 30 dhjetor të vitit të kaluar, Leonardo Di Caprio u shndërrua në hero, duke shpëtuar një burrë që kishte rënë nga jahti i tij në ishujt St.Barts.

“Leonardo luajti rolin kryesor në një histori si në filma”, tha një burim nga autoritetet e ishullit për “The Sun”. “Ai shpëtoi jetën e një njeriu që kishte mbetur në det për 11 orë. Varka e Leonardos ishte e vetmja që po kërkonte për të”.

Di Caprio ishte me pushime me të dashurën 22-vjeçare Camila Morrone. Duke lundruar me varkë, bashkë me disa miq, ata dëgjuan një zë që vinte nga deti.

Di Caprio dhe Morrone, me pushime në St.Barts

Fatmirësisht ata vazhduan të lundronin drejt zërit dhe e shpëtuan personin një orë para perëndimit, ndërkohë që po afronte stuhia. Personi i shpëtuar ishte një francez, 24 vjeç, i cili kishte rënë nga një anije turistike. Fatmirësisht për të, mundi të mbijetonte falë këmbënguljes së yllit të kinematografisë.