Aktualitet U aksidentua në Pogradec/ Ndërron jetë në spitalin e Traumës turistja italiane,...

U aksidentua në Pogradec/ Ndërron jetë në spitalin e Traumës turistja italiane, në pranga shoferi nga Lushnja

Ndërron jetë në spitalin e traumës turistja italiane Elena Radeeli, e aksidentuar pasditen e sotme në aksin rrugor Lin–Pogradec.

Pas aksidentit, 33-vjeçarja është transportuar për ndihmë mjekësore me të specializuar në spitalin e traumës me helikopter pasi gjendja e saj ishte tepër e rënduar, por turistja italiane ka ndërruar jetë nw spital.

Drejtuesi i mjetit është arrestuar nga policia e komisariatit të Pogradecit për shkelje të rregullave të qarkullimit

“Vihet në pranga drejtuesi i automjetit, i përfshirë në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, si pasojë e të cilit ndërroi jetë drejtuesja e motomjetit.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e sotme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Lin”, pranë fshatit Udënisht, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një motomjet me drejtuese shtetasen italiane E. R., 31 vjeçe, banuese në Milano, Itali, e cila pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Korçës, u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë”, njoftoi policia.

.