Këshilli i Ministrave ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, me motivacionin për shkelje të rënda.
Ky vendim vjen një ditë pasi Fatos Tushe u arrestua nga SPAK për shpërdorim detyre lidhur me një tender të kanalit ujitës.
Vendimi për shkarkimin është botuar në Fletoren Zyrtare.