Harku i Triumfit në Paris, pjesë të të cilit u dëmtuan më 1 dhjetor gjatë protestave të jelekëverdhëve, është restauruar tërësisht në kohë për ceremonitë e 8 Majit, Ditës së Fitores, kur Sharl de Goli shpalli fundin e Luftës së Dytë Botërore në Francë.
Ministri francez i Kulturës, Frank Rister, tha se kostoja e riparimit kishte shkuar në 1.2 milionë euro: “Kostoja e punimeve ka shkuar në rreth 1.2 milionë euro dhe kjo përfshin edhe punimet elektrike, ndriçimin si edhe restaurimin e veprave të artit, veçanërisht Marsejezës”.
Harku i Triumfit është simbol i kryeqytetit francez dhe u dëmtua rëndë më 1 dhjetor. Veprat e artit ishin dëmtuar, vetë harku ishte mbuluar me grafite etj. Ai është një simbol i fuqishëm i Parisit, simbol i unitetit kombëtar të vendit.
Harku i ndërtuar si një haraç për fitoret e ushtrive të Napoleonit, pret rreth 1.5 milionë vizitorë në vit. Ai u hap më 12 dhjetor, por sidoqoftë nevojitej një restaurim i plotë që kërkoi disa muaj punë.