Aktualitet U fut të ndante sherrin mes arabëve, masakrohet 25 herë me thikë...

U fut të ndante sherrin mes arabëve, masakrohet 25 herë me thikë 20-vjeçari shqiptar në Suedi

Një i ri shqiptar, i identifikuar si Lauren Spaho, është vrarë brutalisht në qytetin e Karlstad të Suedisë.

Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë në ambientet e një diskoje, ku 20-vjeçari ka qenë tentuar të ndërhyjë për të ndarë një sherr mes disa personave me kombësi arabe.

I riu shqiptar u sulmua në mënyrë brutale nga 9 persona, duke u masakruar 25 herë me thikë.

Spaho u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur 10 ditë më parë, ndërkohë që trupi i viktimës nuk ka mundur të vijë ende në Shqipëri te familja.

Familja e të ndjerit ka kërkuar ndihmën e autoriteteve në mënyrë që të sillet trupi i djalit të tyre në Shqipëri.

20-vjeçari kishte 7 muaj që ishte zhvendosur në Suedi si emigrant, ku punonte në fushën e ndërtimit.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka shoqëruar 9 persona me kombësi arabe, 5 prej të cilëve janë lënë në burg nga autoritete.