Një urë në qytetin amerikan të Baltimores është shembur tërësisht pasi është goditur nga një anije me kontejnerë që po lundronte në ujërat e lumit Parapsco.
Nga informacionet paraprake, të siguruara nga BBC News, deri më tani raportohet se 20 persona dhe disa automjete që po lëvizin në urë kanë rënë në lumë në momentin e shkatërrimit të urës.
BREAKING: Ship collides with Francis Scott Key Bridge in Baltimore, causing it to collapse pic.twitter.com/OcOrSjOCRn
— BNO News (@BNONews) March 26, 2024
Akoma nuk dihet nëse ka viktima, ndërsa aktualisht po zhvillohet një operacion i madh shpëtimi nga shumë agjenci në SHBA.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 01:30 të mëngjesit në SHBA, ndërsa me kohën lokale në 06:30.
Here's a longer and higher quality video of the Baltimore bridge collapse. Crash and collapse happens at 2:34 pic.twitter.com/Vyp3rQLLHl
— BNO News Live (@BNODesk) March 26, 2024
Autoriteti i Transportit konfirmon se të gjitha korsitë janë mbyllur në të dy drejtimet për shkak të shembjes së urës në Baltimore.
Ura që u shemb në Baltimore quhet Ura e Francis Scott Key (shkurt Ura Key). Është 3 km e gjatë dhe është pjesë e autostradës 695 që rrethon Baltimoren.
Sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve, Ura Key në qytetin amerikan të Baltimores u godit nga anija e kontejnerëve Dali me flamurin e Singaporit. Anija është 300 metra e gjatë dhe ishte rrugës për në Colombo në Sri Lanka.