Kejvina Kthella mori të gjithë vëmendjen e mediave rozë, pasi mediat publikuan foto të saj krah futbollistit Bekim Balaj.
Ata dukeshin mjaft të afërt teksa ndodheshin një nga klubet e natës në Tiranë.
Mirëpo pas këtij lajmi ajo ka kontaktuar vetë me “Iconstyle.al” për të përgënjeshtruar këtë lajm.
“Nuk është e vërtetë që ne jemi të lidhur. Madje ne nuk kemi qenë aspak në tavolinë bashkë, ai ka qenë vetëm një moment që ai është afruar të më thotë diçka” – është shprehur modelja për “Iconstyle.al”.
Gjithashtu ajo shtoi se momentalisht është në një lidhje dashurie, por më dikë që nuk është person publik.