Sport U largua i pakënaqur, Andrea Pirlo: Do të kthehesha te Juventus, Fagioli...

U largua i pakënaqur, Andrea Pirlo: Do të kthehesha te Juventus, Fagioli mund të jetë pasuesi im

Andrea Pirlo ka gjetur trashëgimtarin e tij dhe nuk e përjashton mundësinë që një ditë të kthehet te Juventusi. Trajneri i Karagmuruk është duke vendosur nëse do të rinovojë ose jo përvojën e tij në Turqi. E megjithatë, asnjëherë nuk e ka humbur nga syri kampionatin italian.

“Kapërcimin më të madh e ka bërë Fagioli, i cili bëri debutimin me mua. Ai di të bëjë gjithçka, është pikë fikse e Juventus dhe ka aftësitë për të shkëlqyer në regji. Ai mund të jetë Pirlo i ri”.

Për të ardhmen: “A do të kthehesha te Juve? Sigurisht. Nëse të thërret një klub i madh, nuk i thuhet jo”.

Eksperienca në Turqi po ecën në mënyrë të kënaqshme për ish-trajnerin e Juventus. Pirlo, pas vetëm një viti në Serie A me dy trofe të fituar, ka zgjedhur të ndryshojë kampionat: “Italia është shtëpia ime, por përvojat mes SHBA-së dhe Turqisë më konfirmuan se është e rëndësishme të shikoj përreth dhe të njoh kultura të reja. Jam i kënaqur me punën në Karagmuruk, kam shumë lojtarë të rinj që po rriten dhe lojtarët tani kënaqen. Unë sigurisht që do të kthehesha te Juve, nëse një klubi si ai të thërret, nuk mund të thuash jo”.

E ARDHMJA…

Nga ana tjetër, e ardhmja dhe karriera e Pirlos në pankinë nuk janë shkruar ende: “Drejtuesit më kanë ofruar një rinovim, por dua të flas për këtë në fund të sezonit. Dua të rritem në vendin e duhur – tha ai për La Gazzetta dello Sport -. Pjesa tjetër është pasojë. Unë i qëndroj besnik 4-3-3, por gjithmonë shikoj dhe informoj veten për të kërkuar një ekip sulmues. Kam punuar me më të mirët, por arsyetoj sipas mendjes sime. Lojë e bukur ose jo, komandon ai që fiton, por futbolli është gjithmonë e më fizik. E duhet të jesh i përditësuar për gjithçka edhe nga ata që janë më pak të njohur”.

Pirlo vazhdon të ketë një konsideratë të veçantë për Juventus:

“Ka një skuadër që mbetet shumë e fortë. Edhe pse Allegri ka paguar dëmtimet e shumta, nuk është aq larg nga Napoli si thotë renditja. Marrëdhëniet janë të mira, komunikoj me nga disa drejtues që qëndruan dhe jam takuar edhe me Andrea Agnelli. Vlerësimi mbetet i ndërsjellë”.

Në fundi, një koment për Napolin dominues të Spallettit: “Meritat i shkojnë Lucianos, padyshim, por edhe klubit që rinovoi grupin. Të tjerët duhet ta bëjnë këtë gjithashtu për t’u dhënë më shumë hapësirë lojtarëve të rinj dhe italianëve. Në Champions League, nga çerekfinalet çdo gjë mund të ndodhë, por muzika e kupës mund të kthejë gjithçka përmbys”.