Extra “U mata t’i flisja!” Flori Mumajesit i ka mbetur fiksim një vajzë...

“U mata t’i flisja!” Flori Mumajesit i ka mbetur fiksim një vajzë që pa te sheshi dhe po e kërkon

Flori Mumajesi ka treguar si rrallëherë se i ka mbetur fiksim një vajzë që kishte parë mbrëmjen e djeshme të Sheshi në Tiranë.

Flori ka bërë një postim tepër të sinqertë sot në Instagram, ku duket se është në kërkim të kësaj vajze që “as që e pa”!

Kantautori shprehet se ajo ishte bashkë me shoqet e saj dhe po shijonte energjinë e sheshit. Ai premton se do të shkojë sërish dhe do të ulet te i njëjti vend, ku mund ta takojë “rastësisht” atë vajzën që i ka mbetur fiksim!

“Dje në mbrëmje vone vizitova sheshin dhe u ula në një nga lokalet përballë pemës, ishte shumë po shuuumë bukur edhe njerëzit ishin shuuuumë të bukur😍 dhe në atë super atmosferë me mbeti mendja tek një vajzë, e cila ishte shume afër meje por që as që më pa, ajo vazhdonte bashkë me shoqen e saj shijonte energjinë e bukur te sheshit dhe bënin foto. U mata t’i flisja disa herë, por nuk e bëra dot! Nejse🙈 Ju ftoj ta vizitoni sheshin… Jam i sigurt keni për ta shijuar 😍 “rastësisht” ndoshta mund te me shihni edhe mua ulur tek i njëjti vend duke pritur🙈 Asgjë nuk është e pamundur🙈”

Menjëherë postimi i tij u mbush me komente të vajzave që kanë qenë nga sheshi mbrëmjen e djeshme dhe shpresojmë që Flori ta gjejë sa më shpejt!