Nertil B. i moshës 30 vjeç është personi i cili është marrë peng dhe dhunuar për më shumë se 1 javë nga 7 shqiptarë në Londër siç mësohet për shkak të konfliktit për pazare mbi lëndët narkotike.
Sipas verifikimeve paraprake ai nuk rezulton të jetë një person me të shkuar kriminale, ndërsa dyshohet së në shtetin anglez ushtronte aktivitet të paligjshëm.
Sipas informacioneve 30-vjeçari nga Fieri është dhunuar nga 7 shqiptarët brenda një banesë.
Disa prej videove i shkonin familjes së tij së bashku me kërkesën për një shumë prej 400 mijë paund në këmbim të lirimit.
Bulimet bëjnë me dije se ka qenë i vëllai ai që ka kryer denoncimin ne polici duke treguar edhe videot e dhunimit.