Miley Cyrus, 26 vjeçe dhe Liam Hemsworth’s, 29 vjeç i kanë dhënë fund martesës edhe pse kishin vetëm 7 muaj që kishin lidhur kurorë.
Lajmi i ndarjes i shokoi fansat e dyshes, por një burim afër tyre tregoi se ky lajm nuk ishte aq shokues për njerëzit që i rrethonin.
Këngëtarja theu heshtjen të dielën duke thënë se e mori këtë vendim për të marrë jetën në duart e veta dhe sipas mënyrës së saj.
“Mos e lufto evolucionin, sepse nuk do fitosh kurrë. Si mali mbi të cilin po qëndroj, i cili dikur ishte nën ujë, i lidhur me Afrikën, ndryshimi është i paevitueshëm. Babai im më ka thënë gjithmonë: ‘Natyra nuk nxiton kurrë, por është gjithmonë në kohë’. Më mbushet zemra me paqe dhe shpresë duke e ditur se kjo është e vërtetë. Më kanë mësuar ta respektoj planetin dhe ky është një proces të cilit i jam përkushtuar njësoj si me veten”, shkruan ajo krahas një fotoje të realizuar në udhëtimin e saj të fundit.
Liam dhe Miley kishin shumë zënka me njëri-tjetrin, por duket se këngëtarja e kaloi shumë shpejt mërzinë pasi dje dolën disa foto të saj me një tjetër femër duke u puthur.
Teksa shijonte pushimet në liqenin Como në Itali, Miley është fotografuar në jaht duke u puthur me një vajzë.
Vajza në fjalë quhet Kaitlyn Carter dhe është parë me këngëtaren në momente intime, duke u puthur, përkëdhelur e përqafuar me njëra-tjetrën.