Bota Europa digjet, Australia ngrin nga bora (Foto)

Europa digjet, Australia ngrin nga bora (Foto)

Temperaturat ekstreme që kanë kapluar Europën janë plotësisht të kundërta me ato që po mbretërojnë në Australi, ku temperaturat minus kanë shkaktuar madje dhe probleme.

Temperaturat në qytete të ndryshme të Europës kanë mbërritur deri në 40 gradë celsius, duke mos kursyer qytetet e mëdha si Londra, Parisi dhe Amsterdami, të cilat kanë shënuar rekordin për muajin korrik, ndërsa edhe gushti ka qenë pothuajse i papërballueshëm.