Sonda japoneze Hayabusa2 ka bërë ulje të suksesshme në një asteroid në hapësirë, bëri të ditur sot Agjencia japoneze e hapësirës, transmeton Anadolu Agency.
“Ulja ishte sukses i madh pasi (Hayabusa2) bëri një lëvizje perfekte pothuajse sikur kanë qenë pritshmëritë tona”, tha për agjencinë japoneze të lajmeve Kyodo, Takashi Kubota, profesor në Institutin JAXA të Hapësirës dhe Shkencës Astronautike.
Asteroidi gjendet rreth 250 milionë kilometra larg Tokës dhe misioni i suksesshëm theksohet se ka domethënie të konsiderueshme shkencore dhe strategjike.
Në raport thuhet se besohet që misioni për herë të parë do të mbledh mostrat nga sipërfaqja e asteroidit.
“Mbetjet e mbledhura këtë herë nga sonda do të ndihmojnë të fitojmë njohuri të reja për origjinën e jetës dhe evolucionin e sistemit diellor”, thonë nga Agjencia Japoneze e Eksplorimit të Hapësirës Ajrore (JAXA).
Në muajin prill, sonda Hayabusa2 gjuajti një predhë në asteroidin Ryugu rreth 340 milionë kilometra larg Tokës duke krijuar një krater të bërë nga njeriu në një asteroid.
Misioni synon të eksplorojë origjinën e jetës dhe evolucionin e sistemit diellor.
“Sipërfaqja e asteroidit Ryugu është ndikuar shkaku i ndikimit të erërave solare, por mostrat nga poshtë sipërfaqes besohet se përmbajnë gjurmë të kohës kur sistemi diellor u krijua 4.6 miliardë vjet më parë. Këto mostra me ngjyrë të errët mund të përmbajnë materiale organike dhe ujë”, thonë nga JAXA.
Nga agjencia hapësirore thonë se nevojiten 14 minuta për të transmetuar informatat nga Toka te sonda.
Pasi sonda filloi uljen të mërkurën dhe mblodhi mostrat, “misioni i sondës është pothuajse i përfunduar dhe do të fillojë udhëtimin për në Tokë në fund të këtij viti”, tha Kyodo.
Hayabusa2 arriti pozitën stacionuese mbi Ryugu në qershor të vitit të kaluar pasi kaloi 3.2 miliardë kilometra. Pritet që të kthehet në Tokë në dimrin e vitit 2020.
Sonda Hayabusa2 u lançua në dhjetor të vitit 2014 nga Qendra Hapësirore Tanegashima në Japoninë jugperëndimore dhe arriti pranë asteroidit Ryugu në qershorin e kaluar.
Nisur në dhjetor të vitit 2014 nga Qendra Hapësinore Tanegashima në jugperëndim të Japonisë, Hayabusa2 arriti asteroidin Ryugu qershorin e kaluar. Ajo realizoi uljen në muajin shkurt për të mbledhur mostrat e sipërfaqes dhe gjeti minerale të hidratuara që do t’u ndihmojnë shkencëtarëve të përcaktojnë hipotezën nëse asteroidët sollën ujë në Tokë.