Kejsi Tola dhe Flori Mumajesi, pak kohë më parë u përfolën në media për një histori dashurie mes tyre.
Këtë mbrëmje, e ftuar “Në kurthin e Piter Pan”, Alketa Vejsiu e ka pyetur nëse këto aludime kanë qenë të vërteta apo lajme të rreme.
Me humor këngëtarja tha se njerëzit janë të lirë që të hamendësojnë si të duan.
Alketa Vejsiu: U fol përgjatë këtij viti që ishe në një lidhje dashurie me Flori Mumajesin. Ishte ky një “fake news” apo ishte një lajm i vërtetë?
Kejsi Tola: Unë mendoj që “fake news” do ketë gjithmonë dhe nga gjithë eksperienca ime në botën e muzikë dhe showbizit, se jemi njerëz publik edhe gjërat nuk mundesh dot t’i ndalosh, por jam mësuar. Kam filluar të mësoj të jetoj edhe me lajmet e pavërteta, edhe pse në fillim më mërzisnin shumë dhe më preknin emocionalisht… patjetër që “fake news” do ekzistojnë gjithmonë, edhe le të hamendësojnë njerëzit sa të duan për çfarë të duan.
Alketa Vejsiu: Pra ishte një “fake news”?
Kejsi Tola: Thashë se të hamendësojnë si të duan…