Aktualitet U përmend edhe nga Berisha, kush është burri i Marsidës, molla e...

U përmend edhe nga Berisha, kush është burri i Marsidës, molla e sherrit që tronditi Kavajën

Policia e ka të qartë tashmë se çfarë ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme, nisur edhe nga dëshmia e Marsida Qatjës, të resë, në shtëpinë e së cilës ndodhi sherri duke sjellë një të vrarë dhe një të plagosur.

Në dëshminë e saj para oficerëve të policisë gjyqësore, Qatja është shprehur se e ka bashkëshortin në burg në Gjermani.

Mësohet se bashkëshorti i saj I.Hyseni është përmendur edhe nga ish-kryeministri Berisha pak vite më parë duke e akuzuar se ishte “pjesë e bandës së Elvis Roshit”.

Në një denoncim në “Facebook”, Berisha shkruante se banda e kryebashkiakut të asaj kohe në Kavajë, Elvis Rroshi, pjesë e së cilës sipas Berishës ishte edhe Hyseni, kishin vrarë njeriun që rrahu Emiljano Shullazin.

Bashkëshorti i Marsidës është dënuar për trafik droge në Gjermani dhe sipas dëshmisë së saj pritet të lirohet sëfundmi, gjë e cila kishte bërë që e reja të detyrohej të shkëpuste lidhjen me Dritan Hoxhollin.

Ky i fundit mbeti i vdekur brenda shtëpisë së Marsida Qatjës pasi qëlloi fillimisht me breshëri automatiku ndaj policit Bledar Toçi, i cili iu përgjigj me zjarr duke e lënë të vdekur në vend.