Aktualitet “U prehshi në Altarin e Pavdekësisë”, Tritan Kalo homazh për mjekët që...

“U prehshi në Altarin e Pavdekësisë”, Tritan Kalo homazh për mjekët që u shuan nga Covid-19

Mjeku i njohur Tritan Kalo u ka dedikuar një status homazh mjekëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë.

Të shoqëruar edhe me nje foto të tyre, mjeku kalo thotë se 24 mjekët do t’ i mungojnë vargut të yjeve të mjekëve shqiptarë, të cilët punuan e sakrifikuan një jetë të tërë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetët e të tjerëve.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për të ulur mundësinë e infektimit nga koronavirusi.

Po sot në vendin tonë një tjetër mjek u ndaj nga jeta si pasojë e Covid-19, duke e çuar në 25 numrin e bluzave të bardha që u shuan nga ky virus. Bëhet fjalë për mjekun anestezist Mihal Kerci.

Statusi i mjekut Tritan Kalo

KOHË KOVIDIANE…..HOMAZH për MANTELBARDHËT tanë të cilët humbën jetën e tyre në përballjen me sfidën e shekullit, Infeksionin e shkaktuar prej virusit jetëlëndues e jetëmarrës Sars-Cov2/Covid-19…..24 yje që do ti mungojnë vargut të yjeve të mjekëve shqiptarë, të cilët punuan e sakrifikuan një jetë të tërë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetët e të tjerëve….Jam i nderuar dhe shumë krenar që pjesën më të madhe të tyre i kisha njohur personalisht…

JU LUTEM që për të nderuar edhe me shumë emrin dhe punën e tyre, respektoni gjithçka për të ulur mundësinë e infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19, për të ulur numrin e të prekurve prej kësaj “flame mbarëbotërore”….M.D.H. = Maska/Mbulimi i hundës dhe i gojës + Distancimi fizik kur dhe ku është e mundshme + Higjiena personale dhe e mjediseve kolektive, janë trinomi i masave që për momentin mbeten më të efektshmet në këtë përballje me “armikun e padukshëm”….U prehshi në Altarin e Pavdekësisë!!!!