Aktualitet U qëllua me armë zjarri mbrëmë në Shkodër, ndërron jetë 23-vjeçari

U qëllua me armë zjarri mbrëmë në Shkodër, ndërron jetë 23-vjeçari

Ka ndërruar jetë në spitalin e Trumës Hermes Beqiri,  i cili u plagos rëndë me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në një lokal në lagjen Guerrile në Shkodër.

Ngjarja

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 19:20, në Lagjen “Gurrile” rruga “Hoxha Tasim” në afërsi të ish-Zooteknikës, në një lokal, ku sipas policisë është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Hermes Beqiri 23 vjeç, (i dënuar më parë për vjedhje), nga 2 persona, të cilët janë larguar më pas me motorçikletë. Nga hetimet e kryera rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit.

Në lidhje me ngjarjen Policia ka ndaluar E. H. 17 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, i dënuar me parë për veprën penale të “Vjedhjes” si dhe D. H, 17 vjeç, banues në lagjen “Guerrile“ Shkodër. Gjithashtu është bërë arrestimi për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, i shtetasit Bekim Turishta, 21 vjeç, banues në “Zogaj” Shkodër.