Aktualitet U qëllua me plumb në kokë në një kanal në Fan, shpallet...

U qëllua me plumb në kokë në një kanal në Fan, shpallet në kërkim autori i vrasjes së Eri Zefit

Policia ka shpallur në kërkim autorin e vrasje së Eri Zefit në Mirditë. Ai është Mikel Alia nga Fani. Policia nuk ka sqaruar akoma shkakun e atentatit, por është vënë në ndjekje të tij.

Eri Zefi u vra në dy tetor dhe u gjet në një kanal në Xhuxhë të Fanit të Mirditës. Fillimisht i riu është ishte dhunuar fizikisht dhe nuk ka patur mundësi reagimi ndaj autorëve.

Më pas ai është transportuar për t’u ekzekutuar atje ku u gjet i vrarë. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë të disa bizneseve përgjatë Rrugës së Kombit dhe vendit ku u pa për herë të fundit viktima, hetuesit zbuluan një makine që ka lëvizur kohën kur ndodhi krimi.

Kjo provë u dha drejtim tjetër hetimeve. Arrestimi i personit të dyshuar do të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë fillim Tetori në Mirditë. Ekzekutimi i Eri Zefit u bë me plumb në kokë 50 metra larg Rrugës së Kombit në njësinë administrative të Fanit.