Bota Kongresi amerikan njeh gjenocidin ndaj armenëve, reagon Turqia

Kongresi amerikan njeh gjenocidin ndaj armenëve, reagon Turqia

Kongresi amerikan ka njohur zyrtarisht gjenocidin ndaj armenëve, me një votim bipartizan, që u mbështet nga 405 nder 435 ligjvënës gjithsej. Rezoluta jo detyruese bën thirrje për të refuzuar tentativat që lidhin qeverinë amerikane me mohimin e këtij gjenocidi.

Nuk ka vonuar reagimi i Turqisë, që e quan këtë iniciative  si një vendim për përdorim të brendshëm, pa asnjë bazë juridike dhe historike.

Kjo nismë mund të vërë në siklet presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, i cili në 13 nëntor ka parashikuar një vizitë në Shtëpinë e Bardhë.

Gjenocidi ndaj armenëve është njohur nga rreth 30 vende. Sipas të dhënave, 1,2 – 1,5 milionë armenë u vranë gjatë Luftës së Parë Botërore nga ushtria e perandorisë osmane, asokohe aleate e Gjermanisë dhe mbretërisë austro-hungareze.

Por Ankaraja kundërshton termin gjenocid duke pretenduar se kishte masakra të ndërsjella në sfondin e një lufte civile dhe një zie të urisë që shkaktoi mijëra viktima nga të dy palët.