Aktualitet U shfaq rasti i parë me koronavirus, Poliçani merr masën ekstreme

U shfaq rasti i parë me koronavirus, Poliçani merr masën ekstreme

Bashkia e Poliçanit ka vendosur që të bllokojë çdo aktivitet në territorin e saj për dy javët e ardhshme pas shfaqjes së rastit të parë me koronavirus.

Njoftimi është bërë nga faqja e bashkisë, sipas të cilit gjatë dy javëve të ardhshme çdo gjë do të jetë e mbyllur, përfshi edhe dyqanet apo furrat dhe se qytetarët duhet të bëjnë blerje për dy javë.

Më parë, kjo bashki kishte vendosur një tra në hyrje të qytetit për të mos lejuar futjen e personave të huaj aty, por duket se kjo masë nuk ka vlejtur dhe tashmë koronavirusi ka hyrë edhe aty.

Njoftimi i bashkisë së Poliçanit

🔴Vëmendje!

Qytetarë të Poliçanit,

🔴Duke marr shkas nga konfirmimi i rastit të parë me Covid-19 në qytetin tonë, ju lutemi 👏respektoni rregullat dhe qëndroni në shtëpi!

🔴Qyteti jonë është i vogël dhe rreziku për përhapje është shumë i madh, pasi personi i konfirmuar dhe familjar të tij kanë patur kontakte të vazhdueshme me persona të tjerë në qytet!

🔴Të gjitha shërbimet do të jenë të mbyllura!

🔴Shmangni daljet nga shtëpia dhe merrni masa për furnizimin me ushqime bazë për të paktën 15 ditë!

🔴Personat në nevojë, të moshuarit e vetmuar apo çdo kategori tjetër me nevoja specifike, të kontaktojnë në numrin e cel: 0698346110 për çdo nevojë të tyre, pasi stafi i Bashkisë Poliçan është në gatishmëri të plotë për ju!

🔴I gjithë qyteti do të jetë në karantinë absolute për të paktën 2 javë❗

🔴Nuk është momenti të panikohemi, por të jemi të vëmendshëm dhe të respektojmë rregullat e karantinimi për të minimizuar përhapjen dhe infektimin në masë!