Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë shkrirë pas procesit të Vettingut që nisi gati një vit më parë.
Mosfunksionimi i tyre ka futur në ngërç drejtësinë në vend, sepse mijëra dosje janë lënë pa u shtyrtuar dhe marrë vendime, duke penalizuar mijëra qytetarë.
Por procesi duket se do ta kalojë ngërçin disamujor. Newsbom.al, sjell në mënyrë ekskluzive listën e kandidatëve që janë ofruar për t’u bërë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë.
Ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë kanë paraqitur kandidaturat në Presidencë për të zëvendësuar postet e lënë bosh nga ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Janë emra të njohur, nga Avni Shehu, ish-kryetar i Gjykatës së Kasacionit në vitet ’90, anëtari i KQZ-së si përfaqësues i PS-së, Denar Biba, ish-kryetari i KLD-së, Ilir Panda, konstitucionalisti dhe ish-përfaqësuesi i Shqipërisë në Gjykatën e Strasburgut, Kristaq Traja, ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku.