Lionel Messi pas triumfit në Kupën e Botës me Argjentinën mori çmimin si futbollisti i vitit 2022 nga FIFA. Ai grumbulloi më shumë vota nga kapitenët dhe trajnerët e përfaqësueseve.
Për të kanë dhënë pikët maksimale Sylvinho dhe Etrit Berisha. Te portieri si Berisha dhe Sylvinho kanë votuar fituesin argjentinasin Emiliano Martinez.
Lionel Messi në rolin e kapitenit ka preferuar në finale Neymar dhe Mbappe sipas asaj që tregohet nga FIFA.
Te trajneri më i mirë Etrit Berisha ka vendosur të parin Pep Guardiola dhe të dytin Lionel Scaloni.
Sylvinho edhe pse ka qenë një futbollist i Guardiolës ka preferuar Carlo Ancelotti-n në vendin e parë.