Tërmeti i djeshëm në Durrës ka shkaktuar demë të mëdha materiele,si dhe ka shkaktuar 27 viktima.
Familja Cara në Thumanë u shua e gjitha. 8 persona nga kjo familje u nxorën të pajetë nga rrënojat e banesës së tyre, të cilat i kishin zënë poshtë pas tërmetit të mëngjesit të së martës.
I vetmi i shpëtuar dhe i mbijetuar i kësaj tragjedie është Alberti, kryefamiljari i Carajve, ndërsa gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes u nxorën pa jetë nga rrënojat. Mes tyre është edhe Erisa Cara, vajza e Albertit.
Ata shprehen se nuk e besojnë dot që shoqja e tyre ka ndërruar jetë. Gjithashtu shtojnë se Erisa dhe vëllai i saj, Hasani, u gjetën pranën nënës së tyre, Fatmirës, të tre pa frymë.
Miqtë e përshkruajnë Erisën si një vajzë të sjellshme, e cila punonte gjatë kohës që studionte. E reja bënte shumë orë punë ekstra dhe në disa raste, edhe dy punë.
Gjithçka vetëm e vetëm për të ndihmuar familjen e saj, e cila ishte në gjendje jo të mirë ekonomike. Për vajzën thonë se bënte rreth 2 orë rrugë çdo ditë, për të mbajtur veten e saj e për të mos i rënë në qafë askujt.
Plot pozitivitet dhe energji, ajo iku në lule të moshës, ndërsa e gjithë familja Cara u shua sa hap e mbyll sytë.
Familja Cara, Thumanë, 8 të vdekur
Albert Cara i shpëtoi tërmetit
Lindita Cara (vajza e xhaxhait të Albertit) u nxorr e gjallë pas 15 orësh nën rrënoja, por vdiq në spital.
Fatmira Cara (bashkëshortja e Albertit) u nxorr e pajetë.
Hasan Cara (djali) u nxorr i pajetë.
Erisa Cara (vajza) u nxorr e pajetë.
Almir dhe Stela Cara (djali dhe nusja e Albertit) u nxorr e pajetë.
Anthi dhe Sadajana Cara (xhaxhai dhe gruaja e xhaxhait të Albertit) u nxorrën të pajetë.