Një punonjës kinez i pastrimit është përballur me sjellje të pahijshme nga një kalimtar me veturë, i cili ka hedhur mbeturina nga xhami në drejtim të tij.
Por aq sa ka gjëra të pahijshme, aq ka edhe të tjerë që sillen në mënyrë tejet të arsyeshme. Punëtori i cili pastronte me kujdes mbeturinat e hedhura nga personi që priste me makinë në semafor, u has me një person që i morri fshesën nga dora për t’ia kryer punën.
Dhe puna më e mirë që ai bëri, ishte se mblodhi mbeturinat dhe i futi drejt e në xhamin e përparmë të drejtuesit të papërgjegjshëm.
Videoja është bërë virale.