Pasi u shprehën të befasuar nga deklaratat e Gian Piero Gasperinit, se kishte pasur simptoma të koronavirusit para dhe gjatë ndeshjes së kthimit me Valencian në Ligën e Kampionëve, klubi spanjoll ka kërkuar një hapjen e një hetimi për trajnerin e Atalantës.
Gasperini bëri një rrëfim të sinqertë për mediat, por nuk e mendoi forcën e atyre deklaratave, pasi klubi spanjoll e akuzon se u soll në mënyrë të papërgjegjshme dhe rrezikoi të infektojë e kërcënojë jetën e personave të tjerë.
“Nëse Gasperini kishte simptoma të koronavirusit, atëherë të gjithë futbollistët dhe stafi i Atalantës duhej të futeshin në karantinë e të mos luanin, por u sollën në mënyrë të papërgjegjshme”, u tha ndër të tjera nga klubi i Valencias.
Vlen të theksohet se takimi u luajt më 10 mars në “Mestalla” dhe u fitua 3-4 nga Atalanta, që siguroi në mënyrë historike kualifikimin për në çerekfinalet e Champions Leagues, ndërsa Valencia pas asaj sfide raportoi për 10 futbollistë dhe 15 pjesëtarë të stafit të klubit, të prekur nga koronavirusi.