Sport U zhyt në liqenin e Komos për t’u larë, zhduket futbollistja shqiptare...

U zhyt në liqenin e Komos për t’u larë, zhduket futbollistja shqiptare në Itali

Futbollistja nga Presheva, e cila përfaqëson Kombëtaren e Zvicrës, Florijana Ismaili, raportohet nga mediat zvicerane, por edhe ato italiane, se është zhdukur në liqenin e Komos në Itali.

“20minuten.ch” shkruan se autoritetet italiane njoftuan zhdukjen e një turisteje zvicerane të shtunën në liqenin e Komos, ndërsa më pas “Ansa” ka shkruar se bëhet fjalë për futbollisten e Young Boys Bern, Florijana Ismaili.

Sipas “Corriere del Ticino”, Ismaili kishte marrë një varkë së bashku me një miken e saj në liqen. Ajo ishte zhytur në ujë për t’u larë, por nuk kishte dalë më në sipërfaqe.

Autoritetet janë njoftuar rreth orës 16:30 të së shtunës, ndërsa menjëherë kanë nisur edhe kërkimet, por deri tani pa asnjë rezultat.

Liqeni i Komos