Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei ka reaguar pas sulmeve me raketa balistike ndaj dy bazave ajrore amerikane në Irak.
Përmes një deklarate, ai ka thënë se iu përgjigjën sulmit të SHBA-së që vrau gjeneralin më të lartë iranian Qasem Soleimani.
“I dhamë një shuplakë në fytyrë. Kur bëhet fjalë për konfrontim, veprimet ushtarake të këtij lloji nuk janë të mjaftueshme. E rëndësishme është që prezenca e korruptuar e Shteteve të Bashkuara duhet të marrë fund”, tha ai në një fjalim përpara turmës ku u dëgjuan edhe thirrjet “vdekje Amerikës”.
Nga sulmi me 35 raketa balistike të nisura nga Irani, u goditën dy baza ajrore amerikane në Irak.