Milani ka përfunduar sërish në shënjestrën e UEFA-s, për çështjen e “Fair Play-t Financiar”. Dhoma e Hetimit Financiar në Konfederatën Europiane të Futbollit vendosi t’ia dërgojë dosjen e klubit kuqezi Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve.
Milani nuk arriti të barazonte bilancin gjatë periudhës 3-vjeçare, nga 2015 deri më 2018-ën, ku figuronte me 126 milionë euro humbje.
Një tjetër betejë ligjore në horizont për “Djallin” që në dhjetor të 2018-ës, fitoi çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, pas vendimit të kaluar të UEFA-s për ti gjobitur me 12 milionë euro, kufizimin e listës së lojtarëve për ndeshjet ndërkombëtare, si edhe përjashtimit nga kupat e Europës nëse deri në vitin 2021 nuk do të rregullohej bilanci.