UEFA ngulmon se duhet të të përfundojnë ligat e mëdha (Spanja, Anglia, Gjermania, Franca dhe Italia), ndërsa Champions-i të luhet duke filluar nga korriku. Në një takim telematik me 55 federatat europiane, u ra dakord që të pezullohen miqësoret e ekipeve kombëtare, të planifikuara për javën e parë të qershorit, në mënyrë që të fitohen datat në kalendar. UEFA i konsiderohen të humbura për shkak të pandemisë datat e planifikuara për ndeshje në prill dhe maj.
Në varësi të evoluimit të situatës së Covid-19 dhe vendimit të qeverive përkatëse, pritet që ekipet (klubet) të mund të rifillojnë trajnimet dhe të bëjnë njëlloj përgatitjeje “parasezonale”, që të jenë gati të garojnë në qershor. La Liga dhe Premier League deklaruan në “konklavën” telematike të organizuar nga UEFA se përparësia e tyre është përfundimi i kompeticioneve kombëtare dhe Ligës së Kampionëve aktuale, edhe përtej verës, duke zënë një pjesë të kalendarit të sezonit 2020-2021.
Por, të dyja ligat në fjalë nuk pranuan ta bëjnë këtë në këmbim të sakrifikimit të kupave kombëtare përkatëse, siç u propozua në një moment nga njëri prej grupeve të punës, së krijuar nga UEFA. Sidoqoftë, askush nuk pranoi të lejojë që një pjesë e ndeshjeve të organizuara nga FIFA të dëmtojë kalendarët e klubeve kontinentale.
Dhe si hap i parë, miqësoret e qershorit janë pezulluar. Një nga problemet e parashtruara, nëse ky sezon përfundon në gusht, apo edhe në datat e radhës, domethënë në shtator, është se kohëzgjatja e kontratave të lojtarëve dhe trajnerëve. Ato duhet të zgjaten përtej 30 qershorit, data përfundimtare e shumicës së marrëveshjeve aktuale. Kjo nënkupton edhe zgjerimit e kohës për merkaton e verës.
Ndërsa FIFA është e gatshme të adaptojë rregullat për të marrë parasysh këtë rrethanë, Unioni Botëror i Lojtarëve (FIFPro) paralajmëron: nëse ky është rasti, ai duhet të jetë universal dhe të vlejë për të gjithë futbollistët, jo vetëm ata që klubet duan t’i ruajnë. Për më tepër, “FIFPro” ndërhyri edhe në diskutimet rreth kalendarit, pasi klubet kanë nevojën e rikuperimit të datave të Krishtlindjeve të ardhshme dhe të luajnë, siç bën Anglia, me “Boxing Day”.
Sindikata e lojtarëve nuk e sheh me sy të mirë këtë. Ajo paraqet vështirësi serioze, veçanërisht në rastin e lojtarëve nga kontinentet e tjera (Amerika e Jugut dhe Afrika), që janë aktivë në ekipet europiane dhe duan të kthehen në shtëpi ato data. Nuk ka asnjë marrëveshje për këtë çështje, por negociatat do të vazhdojnë.
Në fund, pa u arritur një marrëveshje përfundimtare, u ra dakord të vazhdohet të punohet me kalendarin, pasi pandemia përparon dhe asnjë skenar nuk duket i qartë. Në fund të fundit, megjithëse është bërë e qartë se këtë sezon përparësia është përfundimi i ligave dhe Ligës së Kampionëve, përparësia në të ardhmen do të jetë Kampionati Europian dhe përshtatja e Botërorit të Klubeve në kalendar.