Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha palët janë pranë arritjes se një marrëveshjeje paraprake dhe Kievi po e merr seriozisht në konsideratë statusin neutral. Megjithatë, ai tha për median “RBC” se kishte edhe gjëra të tjera të rëndësishme për t’u dakordësuar, si përdorimi i gjuhës ruse në Ukrainë dhe liria e shprehjes.
Lavrov shtoi se Rusia nuk sheh asnjë shenjë që SHBA të jetë e interesuar për të zgjidhur konfliktin. “SHBA luan rol vendimtar në formimin e qëndrimit të autoriteteve ukrainase, por sot nuk shohim interes prej tyre për ta zgjidhur konfliktin shpejt”, tha Lavrov.
Para komenteve të Lavrov, negociatori rus Vladimir Medinsky, tha për agjencinë rusë të lajmeve Interfax se bisedimet ishin të ngadalta dhe të vështira, por Rusia donte të arrinte seriozisht paqen, sa më shpejt të jetë e mundur. “Ne kemi nevojë për një Ukrainë paqësore, të lirë dhe neutrale, jo anëtare të ndonjë blloku, jo anëtare të NATO-s”, tha Medinsky.