Ekonomi Ulen çmimet e karburanteve

Ulen çmimet e karburanteve

Duke filluar nga ora 18:00 e ditës së sotme, Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë çmimet e karburanteve në vend.

Nafta do të shitet me 200 Lekë/litër nga 206 Lekë që tregtohet aktualisht.

Benzina do të shitet me 190 Lekë/litër nga 197 që është dhe gazi do të jetë 69 Lekë/litër.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 106 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 31 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.