Kryesore Ulen rastet e reja, katër viktima nga Covid në Shqipëri

Ulen rastet e reja, katër viktima nga Covid në Shqipëri

Katër viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë si pasojë e sëmundjes së koronavirusit Covid-19. Viktimat janë 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Rrogozhina dhe 1 qytetar nga Mirdita të moshave 39-66 vjeç.

Ndërkohë, ka pësuar rënie edhe numri i personave të infektuar. Nga 2343 testime që janë kryer në total në 24 orët e fundit, 292 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19.

Rastet e konfirmuara janë 97 në Tiranë, 22 raste në Fier, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës dhe Lezhë, 10 raste në Kamëz, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Berat, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Shkodër, 5 raste në Tropojë, Sarandë, Delvinë, Prrenjas, 4 raste në Kurbin, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 3 raste në Krujë, Mirditë, Librazhd, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë, 2 raste në Mat, Përmet, Dibër, Kuçovë, 1 rast në Korçë, Has, Pukë, Skrapar, Poliçan, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 417 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,870 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.