Ulen ndjeshëm viktimat nga koronavirusi në Kosovë. Kështu në 24 orët e fundit janë shënuar 3 vdekje, krahasuar me 14 që ishin një ditë më parë.
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi gjithashtu se nga 1733 testime, janë shënuar 379 raste të reja.
Pjesa më e madhe e infeksioneve ditore u shënuan në Prishtinë ku ishin 159 raste, ndjekur nga Prizreni me 28, dhe Peja 25.
Pas bilancit të sotëm, numri total i rasteve pozitive në Kosovë shkon në afro 58 mijë. Prej tyre kanë humbur jetën 1450 persona, ndërsa mbeten aktive 5155 raste.